Arrestohen 79 persona për pornografi me fëmijë në Spanjë - Bota Sot
Arrestohen 79 persona për pornografi me fëmijë në Spanjë

Evropë

Arrestohen 79 persona për pornografi me fëmijë në Spanjë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:03
Spanjë

Policia spanjolle ka bërë të ditur se ka arrestuar 79 persona për prodhim dhe shpërndarje të materialeve pornografike me fëmijë në internet.

Policia dje arrestoi 78 meshkuj dhe një femër gjatë një operacioni të filluar që në vitin 2016.

Gjatë bastisjeve të zhvilluara në 80 lokacione të ndryshme në të gjithë Spanjën, oficerët policorë konfiskuan 45 laptopë, 113 hard disqe, 25 telefona celularë dhe mbi 300 DVD që përmbanin “materiale pornografike ku përfshijnë të miturit”.

Policët gjithashtu gjetën një revole, bomba tymuese, thika dhe drogë, ndërsa bastisnin një pronë në Madrid.

Policia potencon se ky është operacioni më i madh i drejtuar ndonjëherë në historinë e Spanjës kundër pornografisë me fëmijë.

Nuk bëhet e ditur se kundër sa personave janë ngritur aktpadi dhe sa prej tyre janë mbajtur në paraburgim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera