May kërkon mbështetjen e britanikëve për Brexit

Evropë

May kërkon mbështetjen e britanikëve për Brexit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 10:51
Theresa May

Theresa May ka shkruar një letër publike për popullatën e Britanisë me ç’rast ka kërkuar mbështetje për marrëveshjen për Brexit, përderisa parlamenti Evropian po përgatitet ta nënshkruaje atë.

Kryeministrja ka thënë se marrëveshja e saj premton të ardhme të ndritur për Mbretërinë e Bashkuar dhe se dalja nga Brexit do të jetë një momentin bashkimi për vendin.

Liderët evropian janë në Bruksel për samitin ku do të vendosin se a do e mbështesin marrëveshjen.

Shefi i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka rekomanduar për të gjitha vendet që ta aprovojnë marrëveshjen.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se ky është një moment i pikëlluar për Evropën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat