Juncker pas Brexit: Ditë e trishtë

Evropë

Juncker pas Brexit: Ditë e trishtë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Jean-Claude Juncker

Jean-Claude Juncker, Presidenti i Këshillit Evropian ka deklaruar se sot është një ditë e trishtë.

“Nuk është një ditë për t’i ngritur gotat e shampanjës. Secili që u deklarua sot u shprehu pikëllim”.

Këto komente Juncker i dha në një konferencë për media pas përfundimit të samitit special në Bruksel, ku 27 vendet anëtarë të BE-se dhanë miratimin e tyre për marrëveshjen e Brexit.

Ai tha se është ruajtur unanimiteti i të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Juncker gjithashtu pati një porosi për ligjvënësit britanikë, të cilëve u tha se kjo është marrëveshja më e mirë e mundur dhe se është marrëveshja e vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat