BE miraton marrëveshjen e Brexit-it me Britaninë

Evropë

BE miraton marrëveshjen e Brexit-it me Britaninë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 14:27
Bashkimi Europian miratoi marrëveshjen e Brexit-it me Britaninë.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk njoftoi të dielën përmes Twitter-it, se në takimin e mbajtur në Bruksel, të 27 udhëheqësit e Bashkimit Europian “nënshkruan Marrëveshjen e Tërheqjes dhe Deklaratën Politike mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes BE-së dhe Britanisë.”

Dokumenti prej 600 faqesh i marrëveshjes përcakton kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja, si dhe një plan për lidhjet e tyre në të ardhmen.

Image

Tani Kryeministrja britanike Theresa May përballet me sfidën e paraqitjes së marrëveshjes së papëlqyeshme për një numër të madh britanikësh në Parlamentin e vendit, ku ligjvënësit janë shprehur vazhdimisht me skepticizëm për të.

Që të hyjë në fuqi, marrëveshja duhet miratuar në Parlament. Përndryshe, Britanisë do t’i duhej të largohej nga BE-ja më 29 mars të 2019, pa patur një marrëveshje, e cila do të zbuste konfliktet në fushën ekonomike.

Në një letër të hapur të botuar të dielën nga gazetat britanike, zonja May u bën thirrje drejtpërdrejt britanikëve, që ta mbështesin marrëveshjen e largimit nga BE-ja, edhe pse është ende e pasigurtë përkrahja nga vetë Partia Konservatore e kryeministres britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat