Erdogan: Turqia vazhdon luftën kundër narkotikëve dhe terrorizmit

Evropë

Erdogan: Turqia vazhdon luftën kundër narkotikëve dhe terrorizmit

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 15:00
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se lufta e Turqisë kundër trafikimit të të lëndëve narkotike paraqet goditje edhe për organizatat terroriste.

“Varësia dhe terrorizmi ngjajnë me njëri-tjetrin”, tha Erdogan në një simpozium ndërkombëtar mbi narkotikët dhe shëndetin, duke shtuar se efikasiteti i luftës kundër këtyre dy dukurive arrihet duke shteruar burimin e tyre.

Ai theksoi se lufta kundër produkteve që shkaktojnë varësi është gjithashtu një mënyrë për t’i shteruar burimet e terroristëve.

Erdo?an tha se nuk është rastësi që droga, alkooli dhe produktet e duhanit janë resurs i organizatave terroriste.

Ai shtoi se rezultatet më të rëndësishme të luftës së Turqisë kundër terrorizmit kanë qenë një goditje e madhe kundër të gjitha llojeve të kontrabandës së narkotikëve.

“I bëj thirrje mbarë botës për bashkim rreth një lufte parimore kundër terrorizmit e cila do të japë rezultate”, tha Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat