Erdogan planifikon takim me Putin, kreu rus refuzon - Bota Sot
Erdogan planifikon takim me Putin, kreu rus refuzon

Evropë

Erdogan planifikon takim me Putin, kreu rus refuzon

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 12:30
Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Putin nuk po planifikon të takohet me Erdoganin.

Sipas CNN Turk, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të udhëtojë në Rusi në ditët në vijim për të diskutuar tërheqjen e SHBA-së nga Siria.

Zëdhënësi i Erdogan dje tha se Turqia do të rritë bashkëpunimin me Rusinë në Siri, pas vendimit të SHBA-së për të tërhequr trupat nga ai vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera