Industria britanike e automjeteve paralajmëron katastrofë në rast të Brexitit pa marrëveshje

Evropë

Industria britanike e automjeteve paralajmëron katastrofë në rast të Brexitit pa marrëveshje

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Foto

Një Brexit pa marrëveshje do të ishte një katastrofë për sektorin.

Industria britanike e automjeteve paralajmëroi se një Brexit pa marrëveshje do të ishte një katastrofë për sektorin, dy javë nga votimi vendimtar në Parlament për protokollin e negociuar midis Londrës dhe Brukselit.

‘’Të largohesh pa marrëveshje do të ishte një katastrofë, me fabrika që mbyllen dhe shkurtime të vendeve të punës’’, paralajmëroi Mike Hawes, drejtori i përgjithshëm i grupit të prodhuesve të automjeteve dhe furnizuesve SMMT, gjatë një fjalimi në një darkë të përvitshme.

Në mesin e lulëzimit prej fillimit të shekullit, industria britanike e automjeteve e cila punëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte rreth 850.000 persona në Britaninë e Madhe po e përjeton keq perspektivën e Brexit. Ajo i trembet barrierave të mundshme doganore apo rregullatore në kufijtë e Britanisë së Madhe me BE-në, një pengesë për një sektor që shpeshherë i transferon pjesët e këmbimit jashtë kufijve për t’i prodhuar më pas dhe për t’i bashkëngjitur ato tek automjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat