Ministri Lekaj: Le të jemi të bashkuar në këtë ditë feste dhe çdo ditë tjetër - Bota Sot
Ministri Lekaj: Le të jemi të bashkuar në këtë ditë feste dhe çdo ditë tjetër

Aktuale

Ministri Lekaj: Le të jemi të bashkuar në këtë ditë feste dhe çdo ditë tjetër

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:28
Foto

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se 28 Nëntori është datë shumëfish e shënuar për shqiptarët.

“Emocionit të madh që na dhuronte Festa e Flamurit Kombëtar, 21 vjet më parë iu shtua edhe dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Djemtë e vajzat tona i dhanë fuqi botërore zërit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka thënë Lekaj, 

“Madhështinë e këtyre përvjetoreve e shton edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, një emblemë e rezistencës dhe sakrificës familjare për ditët që ne sot gëzojmë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Prandaj le të jemi të bashkuar në këtë ditë feste dhe çdo ditë tjetër, të respktojmë kontributin e gjithësecilit për liri e pavarësi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...