Shqiptarët e Kosovës në Beograd, si do të reagojë Serbia?

Basketboll

Shqiptarët e Kosovës në Beograd, si do të reagojë Serbia?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:27
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova më 12 dhe 13 dhjetor do të qëndrojnë në Beograd

Kohët e fundit janë rritur shumë tensionet mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë! Megjithatë Serbia po e pranon realitetin e ri dhe patjetër që po pajtohet edhe me realitetin e sportit të Republikës së Kosovës, këtë e ka dëshmuar edhe kohën kur xhandarmëria serbe kishte përcjellur kombëtaren e Kosovës në hendboll për të reja (femrat), sikur përcillej një burrështetas Botëror. Në Beograd do të hidhet shorti për Kampionatin Evropian për të reja por edhe për femrat në basketboll.  Federata e Basketbollit e Kosovës do të përfaqësohet me dy protagonistë dhe a thua a do të tentojnë shovenistët serb të bëjnë pengesa siç dinë ata të bëjnë skena skandaloze?  

“Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova më 12 dhe 13 dhjetor do të qëndrojnë në Beograd, ku do të marrin pjesë në hedhjen e shortit për FIBA Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, kur edhe Përfaqësueset tona do t’i marrin vesh emrat e kundërshtarëve të tyre.

Duhet theksuar se Federata e Basketbollit të Kosovës për herë të parë e ka paraqitur për të garuar Përfaqësuesen U20 në konkurrencën e femrave dhe tashmë janë gjithsej 6 Përfaqësuese që do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në FIBA Kampionate Evropiane, Divizione B (U16, U18, 20, meshkuj dhe femra).

Krahas shortit të FIBA Kampionateve Evropiane të kategorive të reja në Beograd do të bëhet edhe hedhja e shortit për FIBA Eurobasket 2019 në konkurrencën e femrave që do të organizohet në Serbi dhe Letoni, si dhe për raundin e tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 në konkurrencën e meshkujve.

Duhet theksuar se verën që e lamë pas FBK ishte organizatore e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C në të cilin triumfoi Kosova, por edhe FBK mori lëvdata nga FIBA për organizim të shkëlqyeshëm të këtij eventi”, thuhet nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat