Dy arka me armatim ‘zhduken’ nga depot e ushtrisë së Malit të Zi - Bota Sot
Dy arka me armatim ‘zhduken’ nga depot e ushtrisë së Malit të Zi

Evropë

Dy arka me armatim ‘zhduken’ nga depot e ushtrisë së Malit të Zi

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 20:22
Ushtria malazeze

Dy arka të mbushura me granata dore janë zhdukura nga një depo ushtarake në Malin e Zi në qytetin Niksic.

Granatat e tipit M-75 të zhdukura u zbuluan kur u krye një kontroll mbi depot e armatimit dhe municionit të shtetit malazez.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka urdhëruar një hetim gjithëpërfshirës që do të përfshirë policinë, ushtrinë dhe prokurorinë.

Prokurori themelor i shtetit në Nikshiç Stevo Sekariç konfirmoi se vjedhja ishte raportuar “disa ditë më parë” dhe se është përcaktuar se mungonin dy arkat që përmbanin granata dore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera