Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi uron 28 nëntorin

Maqedonia

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi uron 28 nëntorin

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:24
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në emër të tij dhe në emër të deputetëve të Kuvendit dërgoi urim me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Republikë së Shqipërisë, vendit që, siç thuhet në urim, është fqinji ynë i drejtpërdrejtë dhe mik i dëshmuar.

“Kjo festë e rëndësishme është thellë e ngulitur në memorien historike kolektive kombëtare dhe në zemrat e të gjithë pjesëtarëve të popullit shqiptar, ndërsa shqiptarët, si pjesë e rëndësishme dhe integrale e Republikës së Maqedonisë janë indi bashkues dhe kontribuues i vlefshëm në përparimin dhe zhvillimin e shtetit dhe rajonit. Sot, kur shënohet 106 vjetori prej kur diplomati i dalluar Ismail Qemali, bashkë me delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë, shqiptarët, kudo që të gjenden e kremtojnë këtë simbol të rilindjes kulturore kombëtare. Gëzuar dhe për shumë vite!”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat