Arrestohet në Napoli shefi i drogës, 15 vjet në arrati

Evropë

Arrestohet në Napoli shefi i drogës, 15 vjet në arrati

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:20
Antonio Orlando

Policia e Italisë ka arritur të arrestojë një bos të mafies, i cili ka qenë në listën e personave më të kërkuar dhe konsiderohej element i rrezikshëm, e se ai u vu në pranga pranë një hoteli në Napoli.

Antonio Orlando, një pjesëtar i klanit të Camorras u arrestua pas 15 viteve në arrati, e se gjatë kësaj kohe ai kishte vazhduar të lëshonte urdhra për klanin. Orlando besohet se është person i përfshirë në aktivitet mafioz dhe të pamoralshëm të Camorras. “Kohët e mira për mafian kanë mbaruar”, deklaroi Salvini.  Agjentët zbuluan të dyshuarin në një apartament në Mugnano. Mafiozi i dyshuar fshihej në një saunë.

Policia tha se Orlando ishte duke u përgatitur në ato momente që të ikte diku në një vend tjetër. Ai ishte duke prishur dokumentet e rreme të identitetit dhe u kap pikërisht në vendin e fshehtë në sauna. Atij iu gjetën edhe 6000 dollarë të gatshme, të dyshuara se kanë ardhur nga aktiviteti ilegal, i zhvilluar edhe gjatë kohës që mafiozi ishte në arrati, shkruan Guardian.

Italia i ka shpallur luftë mafias dhe se sidomos Salvini po mban një linjë të fuqishme antikrim dhe antimafia. Por, paradoksalisht, disa degë mafioze kanë njohur rritje në shtetin italian, sidomos klani i zonës kalabreze, quajtur Ndrageta, i cili konsiderohet si ndër më të fuqishmit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat