Turqia fitoi 1,5 miliard dollarë nga turizmi shëndetësor më 2018

Evropë

Turqia fitoi 1,5 miliard dollarë nga turizmi shëndetësor më 2018

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 23:47
Fahrettin Koca

Turqia ka fituar rreth 1,5 miliard dollarë nga turizmi shëndetësor në vitin 2018 dhe mund ta rrisë këtë shifër pesëfish deri në vitin 2023, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Koca tha se shumica e njerëzve nga Azerbajxhani, Iraku, Gjeorgjia, Gjermania dhe Rusia vijnë në Turqi dhe zakonisht preferojnë trajtimet e syve, onkologjisë, radioterapisë dhe neurokirurgjisë.

Sipas të dhënave zyrtare të përpiluara nga AA, Turqia ka fituar 4,4 miliardë dollarë midis viteve 2013 dhe 2017 nga turizmi shëndetësor.

Disa ndërhyrje kirurgjike janë 90 për qind më të lira në Turqi sesa në vende të tjera.

Turqia është një nga destinacionet kryesore të botës në turizmin shëndetësor ndërkombëtar, pasi rreth 700.000 të huaj vizituan vendin vitin e kaluar për të marrë trajtime mjekësore.

Paketim njëngjyrësh i cigareve:

Ministri turk foli edhe mbi konsumin e cigarve, duke paralajmëruar se Turqia do të zhvillojë një paketim standard njëngjyrësh për cigaret për të reduktuar atraktivitetin ndaj konsumatorëve.

Ai shtoi se emri i markave do të shfaqet në fonte të vogla dhe se paketat nuk do të mbajnë logo.

Turqia do të rrisë numrin e qendrave të rehabilitimit të duhanpirësve anembanë vendit, tha Koca.

Pirja e duhanit në hapësira publike të mbyllura është kufizuar që nga viti 2008 në Turqi dhe produktet e duhanit duhet të mbajnë etiketë paralajmëruese të detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat