Defekt në avionin e Merkelit, humb hapjen e samitit të G20 - Bota Sot
Defekt në avionin e Merkelit, humb hapjen e samitit të G20

Evropë

Defekt në avionin e Merkelit, humb hapjen e samitit të G20

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:11
Aeroplani i Merkelit bën ulje emergjente

Kancelarja gjermane Angela Merkel e humbi hapjen e samitit të G20 në Argjentinë pasi avioni i saj u detyrua të kthehej pak pasi u nis në fluturim nga Berlini.

Zyra e kancelares Merkel tha se ajo dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit janë shëndoshë e mirë, por ulja e paplanifikuar në Këln u bë për shkak të një problemi teknik të avionit.

Avioni u kthye pas ndërsa po fluturonte mbi Holandë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas raporteve, Merkel do të udhëtojë drejt Buenos Airesit gjatë ditës.

Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje për problemin teknik të avionit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...