Merkel kërkon një Gjermani lider në inteligjencën artificiale

Evropë

Merkel kërkon një Gjermani lider në inteligjencën artificiale

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon që Gjermania të luaj një rol udhëheqës në zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA).

“Nëse ne… duam rritje të punësimit dhe mirëqenie për të gjithë, atëherë duhet të jemi në krye të sektorit të inteligjencës artificiale”, tha sot Merkel në një mesazh video.

“Po jetojmë në një epokë të dixhitalizimit, që do të thotë se gjithçka që mund të dixhitalizohet do të dixhitalizohet”, tha kancelarja në kuadër të një samiti qeveritar në lidhje me dixitalizimin që do të fillojë nesër.

Inteligjenca artificiale shihet si një teknologji kyçe e së ardhmes, përfshirë automjetet autonome, robotët e përdorur në industrinë shëndetësore dhe kompjutera që mësojnë vetë.

Merkel tha se qeveria planifikon të investojë tre miliardë euro duke filluar nga viti 2025 në zhvillimin e inteligjencës artificiale në kuadër të një strategjie të gjerë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat