Franca para vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Evropë

Franca para vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:55
Paris

Parisi zyrtar po konsideron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të parandalojë përsëritjen e një nga çrregullimeve më të mëdha në 10 vjetët e fundit.

Zëdhënësi i qeverisë franceze Benjamin Griveaux deklaroi sot se kanë bërë thirrje që demonstruesit të vijnë në tryezën e negociatave, transmeton Reuters.

Një grup i të rinjve të maskuar, disa prej të cilëve kishin shufra metalike, bënë të shtunën një rrëmujë në rrugët e Parisit, duke djegur dhjetëra makina dhe barrikada.

"Duhet të shqyrtojmë masat që do të ndërmerren për të shmangur këto incidente," tha Griveaux për Radio Europe 1.

I pyetur nëse do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme, ai tha se autoritetet po konsiderojnë të gjitha mundësitë në një takim që do të mbahet sot.

Në protestën e djeshme, të paktën 224 persona u arrestuan në Paris, kryesisht në afërsi të fushës Elise.

Protestuesit kërkojnë uljen e çmimeve të karburantit, të cilat kohët e fundit shënuan ngritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat