Ukraina shton thirrjet ndaj “Gjermanisë dhe aleatëve” për rritje të prezencës në Detin e Zi

Evropë

Ukraina shton thirrjet ndaj “Gjermanisë dhe aleatëve” për rritje të prezencës në Detin e Zi

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:13
Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka shtuar thirrjet e tij ndaj “Gjermanisë dhe aleatëve” për rritjen e prezencës së tyre detare në Detin e Zi, në mënyrë që të jenë “faktor pengues” për Rusinë.

Poroshenko ka thënë në një intervistë për gazetën gjermane, Funke Media Group më 2 dhejtor që “neve na duhet një reagim i fortë, i bashkuar dhe qartë ndaj sjelljes agresive të Rusisë”.

Ai po ashtu ka thënë se Rusia ka pozicionuar një numër të madh të trupave përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, akuzë të cilën e ka bërë edhe ditë më parë duke pretenduar se Rusia synon të zgjerojë kontrollin brenda Ukrainës.

“Moska është duke tentuar të krijojë një korridor tokësor nga Donbasi i pushtuar te Krimeja e pushtuar duke bllokuar portet e qyteteve Mariupol and Berdyansk," ka thënë Poroshenko, duke përmendur emrat e dy qyteteve më të mëdha ukrainanse në brigjet e Detit Azov.

Këto akuza kanë ardhur pasi përleshjes që ka ndodhur më 25 nëntor në Detin e Zi në mes të forcave ruse dhe atyre ukrainase, në të cilin rojet bregdetare ruse kanë nisur zjarr dhe kanë aneksuar tri anije ukrainase me 24 persona në bord.

Ky incident ka rritur tensionet në mes të Kievit dhe Moskës në pikën më të lartë, prej periudhës kur Moska ka aneksuar ileaglisht Krimenë më 2014, çka me rezultuar me një vendim të parlamentit të Ukrainës për të shpallur gjendje lufte për 30 ditë në disa rajone të Ukrainës.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për përplasjet në Ngushticën e Kërçit, e cila e lidh Detin e Zi dhe atë Azov.

Rusia ka mbyllur këtë ngushticë për gjithë trafikun detar gjatë incidentit dhe Kievi ka thënë se Rusia është duke iu pamundësuar anijeve ukrainase komerciale kalimin në Mariupol dhe Berdyansk.

Liderët Perëndimorë duke përfshirë të gjithë anëtarët e G7-ës, i kanë bërë thirrje Rusisë për të liruar anëtarët e ekipit ukrainas dhe t’ia kthejnë anijet Kievit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë pas thirrjeve të para të Poroshenkos për forcë Perëndimore më të fuqishme në Detin e Zi, se “tashmë ka shumë anije të NATO-s në Detin e Zi dhe ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë prezencën tonë në rajon”, është cituar të ketë thënë agjencia e lajmeve AP.

Poroshenko po ashtu ka bërë thirrje për parandalim të punimeve në projektin e gazsjellësit Rjedha Veriore 2, i cili parasheh bartjen e gazit natyror ngha Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik.

“Ne duhet të ndalim projektin Rrjedha Veriore 2”, ka thënë ai për projektin që do të eliminonte nevojën për bartje të gazit rus përmes Ukrainës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Neve na duhet të mendojmë për sanksionet e reja (kundër Rusisë) tani”, ka thënë ai.

“Gjithçka varet nga Rusia, shteti që po zhvillon luftë hibride kundër Ukrainës”, ka vazhduar Poroshenko.

“Shteti ynë nuk provokuar asnjëherë përshkallëzim ushtarak”, ka deklaruar ai./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat