Francë, vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimit të naftës - Bota Sot
Francë, vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimit të naftës

Evropë

Francë, vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimit të naftës

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:25
Francë

Mediat në Francë sot janë hapur me artikujt kryesorë që i referohen protestave të dhunshme në Paris dhe kritikave të shumta ndaj presidentit Macron.

“Franca në shok”! Me këtë titull hapet gazeta e madhe franceze “Le Figaro”, e cila shkruan se “Presidenti i Republikës duhet të gjejë një rrugëdalje nga konflikti që vazhdon gjithmonë”.

“Emmanuel Macron duhet të gjejë fjalët dhe përgjigjet konkrete që mund të qetësojnë vendin,” shkruan Stéphane Albouy në ‘Le Parisien’.

Drejtori i ‘Libération’, Laurent Joffrin, gjykon se presidenti “duhet të zgjedhë midis dy roleve: zjarrfikësit dhe piromanit”. “A mundet Franca të përballet me sfidat e shekullit që fillon pa përfshirë njerëzit?”, vijon pyetja e Joffrin.

Prej më shumë se tre javë të ashtuquajturit “jelekët e verdhë” protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës, por edhe rritjes së taksave.

Protesta e zhvilluara Champs-Elysee janë shoqëruar me dhunë dhe arrestime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...