Francë, taksa për karburante shtyhet për gjashtë muaj

Evropë

Francë, taksa për karburante shtyhet për gjashtë muaj

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Francë, taksa për karburante shtyhet për gjashtë muaj

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, njoftoi sot se për gjashtë muaj ka shtyrë tri masat fiskale për gjashtë muaj, përfshirë edhe tatimin në karburante, duke filluar nga një janari, si përgjigje ndaj protestave të qytetarëve në gjithë Francën.

"Kjo dhunë duhet të ndalet. Shteti është garanci e paqes dhe rendit publik, asnjë taksë nuk duhet të kërcënojë unitetin nacional”, tha kreu i shtetit francez, transmeton Reuters.    

Protestat filluan kah gjysma e nëntorit dhe u shndërruan në rebelim të përgjithshëm ndaj presidentit Emmanuel Macron, për shkak të politikave, të cilat sipas qytetarëve të Francës, po favorizojnë pjesëtarët e shoqërisë më të pasur të vendit.

Ndryshe, vlerësohet se protestat i kushtojnë ekonomisë së vendit disa miliona euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat