Anulohet rritja e taksës për karburante në Francë

Evropë

Anulohet rritja e taksës për karburante në Francë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:32
Protesta

Rritja e taksës ndaj karburanteve në Francë, e planifikuar të fillonte nga 1 janari i vitit të ardhshëm, është shfuqizuar sot për vitin 2019.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Tranzicionit Ekologjik, François de Rugy.

“Në këtë mënyrë nuk ka asnjë mashtrim. Para pak minutash zhvillova një bisedë telefonike me presidentin Emmanuel Macron", ka thënë ai, shkruan ATSH.

"Ai më tha se qytetarët besojnë se po i luhet një rreng, duke i thënë se është pezulluar rritja e taksës së karburantit, por kjo gjë do të shihet më pas”, shtoi ministri gjatë një debati me “jelekët e verdhë”. Që nga momenti i shpalljes së taksës, në Francë janë mbajtur protesta, ku kanë humbur jetën 3 qytetarë, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar në kundërshtim të rritjes së çmimit të karburanteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat