89 mijë policë do të “blindojnë” Francën gjatë protestës së të shtunës - Bota Sot
89 mijë policë do të “blindojnë” Francën gjatë protestës së të shtunës

Evropë

89 mijë policë do të “blindojnë” Francën gjatë protestës së të shtunës

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 06:17
Ilustrim

Kryeministri francez Edouard Philippe tha se 89,000 anëtarë të forcave të sigurisë do të vendoseshin në mbarë vendin të shtunën, duke përfshirë 8,000 në Paris, ndërsa në rrugë do të dalin edhe disa automjete të blinduara.

“Ne po përballemi me njerëz që nuk janë këtu për të protestuar, por për të goditur dhe ne duam që të kemi mjetet për të mos u dhënë atyre rrugë të lirë”, tha Philippe për programin e lajmeve televizive TF1 të enjten, duke lajmëruar edhe numrin e forcave të angazhuara.

Philippe tha se rreth 10 automjete të blinduara, që i përkisnin xhandarmerisë, do të përdoreshin gjithashtu, për herë të parë që nga viti 2005, kur trazirat shpërthyen në periferi të Parisit.

Të ashtuquajturit “jelekët e verdhë”, kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive të shtunën në të gjithë vendin, sepse pasi kanë bërë të mundur anulimin e rritjes së taksës mbi karburantin, kërkojnë të rishikohen edhe disa taksa të tjera.

Përveç forcave të shumta policore, autoritetet franceze kanë vendosur të mbyllin disa muze e dyqane, por edhe Kullën Eifel, për të shmangur dëmtimin e tyre gjatë protestave, ashtu siç ndodhi një javë më parë me Harkun e Triumfit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...