Protestat godasin rëndë disa sektorë të ekonomisë franceze

Evropë

Protestat godasin rëndë disa sektorë të ekonomisë franceze

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 06:21
Francë

Franca po përgatitet për një valë proteste kundër kostove të larta të jetesës, që mund të shkaktonin më shumë dhimbje ndaj turizmit dhe stokut të transportit në ekonominë nr. 2 të eurozonës, pasi shitësit, linjat ajrore dhe hotelierët po përballen me ditë të këqija.

“Protestuesit e ‘jelekëve të verdhë’ kanë trembur turistët dhe goditur Accor dhe Air France, ndërsa sektori i konsumit do të goditet sa shumë njerëz francezë do t’i largohen protestës”, tha Meriem Mokdad, menaxhere e fondit në Roche Brune Asset Management.

Kryeqyteti francez tërhoqi 40 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe ka më shumë se 2.000 hotele. Në gjysmën e parë të këtij viti, turistët shpenzuan rreth 10.3 miliardë euro në Paris.

Aksionet e FNAC kanë rënë në nivelin më të ulët që nga korriku, dhe janë në rrugën drejt një rënieje prej 16 për qind, në javën e tyre më të dobët në 66 muajt e fundit.

Carrefour është përballur me një rënie prej 7.6 përqind këtë javë, më e keqja që prej korrikut dhe Air France ka rënë 10 përqind deri më tani, rënia më e madhe javore që nga gushti.

Zinxhiri i hoteleve Accor dhe operatori i autostradës Vinçi ulën të enjten çmimet pasi protestuesit bllokuan rrugët në të gjithë vendin, ndërsa kërcënimi i një greve më të gjerë të transportit po rritet.

Vlen të theksohet se për shkak të pritshmërive për akte dhune gjatë protestës, është vendosur të mbyllet Kulla Eifel dhe një sërë muzesh të njohur të Parisit, që tërheqin një numër shumë të lartë të turistëve në kryeqytetin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat