Tragjedi në një disko në Itali, 6 të vdekur, mbi 100 të plagosur

Evropë

Tragjedi në një disko në Itali, 6 të vdekur, mbi 100 të plagosur

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 08:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tragjedi ka ndodhur në një disko në Akona të Italisë.

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

12 të rinj raportohet të jenë në gjendje të rëndë për jetën.

Tragjedia ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të së shtunës në klubin e natës 'Lanterna azzurra' në Corinaldo, Madonna del Piano.

Sipas raportimeve njerëzit kanë nisur të dalin me vrap nga disko pasi një spray u hodh në ajër.

Një grua dhe pesë djem vdiqën pasi u shtypën me këmbë nga turma që po përpiqeshinin të dilnin nga disko.

Në disko mendohet se ishin rreth 1 mijë persona.

Të plagosurit thonë se dalja e emergjencës ishte e mbyllur.

Policia po heton ngjarjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat