Policia përdor gaz lotsjellës në protestat në Paris - Bota Sot
Policia përdor gaz lotsjellës në protestat në Paris

Evropë

Policia përdor gaz lotsjellës në protestat në Paris

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:51
Policia përdor gaz lotjsjellës për të shpërndarë protestuesit në Paris. 8 dhjetor, 2018.

Policia është përleshur me grupin e protestuesve të njohur si “xhaketat e verdha”, në Paris të Francës, në protestën e re anti-qeveritare.

Policia raportohet se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Paris, të cilët po marshonin drejt pallatit presidencial.

Autoritetet deri më tani kanë arrestuar 340 persona dhe kanë rritur masat e sigurisë.

Rreth 89 mijë policë janë vendosur në mbarë vendin, për të parandaluar dhunën që ndodhin fundjavën e kaluar, ku 130 persona u lënduan gjatë protestave të dhunshme në Paris.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka paralajmëruar se protestat e reja të “xhaketave të verdha” në Paris sot, do të keqpërdoren nga turmat e “radikale dhe rebele”.

Protestat, që tashmë kanë hyrë në javën e tretë, kanë nisur pas vendimit të presidentit Macron, se do të rrisë taksat për karburante. Megjithatë, më 5 dhjetor, Macron ka njoftuar se ky vendim do të shfuqizohet.

Por, ky vendim i Macronit nuk i ka kënaqur protestuesit, të cilët kanë rritur kërkesat e tyre, përfshirë edhe uljen e taksave të tjera dhe rritjen e pagave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...