Rusia dhe Greqia angazhohen për të rivendosur marrëdhëniet

Evropë

Rusia dhe Greqia angazhohen për të rivendosur marrëdhëniet

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 19:59
Vladimir Putin dhe Cipras

Rusia dhe Greqia angazhohen për të rivendosur marrëdhëniet historikisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve.

Kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë një konference për shtyp në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se të dyja vendet duhet të shohin përpara.

Komenti e tij i referohej acarimeve politike që nisën në korrikun e këtij viti pas dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Greqia, me pretendimin se ata po i jepnin fuqi zërave kundër marrëveshjes së vendit në lidhje me emrin e Maqedonisë.

Putin i cilësoi akuzat si të pakuptimta, ndërsa një ditë më parë ministri i jashtëm rus deklaroi se marrëveshja ishte e nxitur nga qarqet amerikane.

Kreu i qeverisë greke e konsideroi Marrëveshjen e Prespës si zgjidhje të drejtë për një problem kronik.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në rajonin e Mesdheut Lindor, Cipras deklaroi se Greqia mbetet e shqetësuar rreth programit të Turqisë për të blerë sisteme raketore mbrojtëse me origjinë ruse.

Athina dhe Moska ranë dakord që dy vendet kanë interesa të përbashkët në fushën energjetike, dhe se do të merren parasysh thirrjet për të shpërndarë gazin rus në vendet evropiane nëpërmjet gazsjellësit TurkStrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat