Protesta në Beograd kundër pushtetit të Vuçiqit, tentohet të manipulohen me Kosovën

Evropë

Protesta në Beograd kundër pushtetit të Vuçiqit, tentohet të manipulohen me Kosovën

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 20:40
Protesta në Beograd

Protesta në Beograd, kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, e filluar në orën 18 para Fakultetit Filozofik, ka vazhduar më marshin drejt televizionit shtetëror dhe Kuvendit të Serbisë.

Sipas medieve serbe, para Shtëpisë së Kuvendit popullor marshimin ka tentuar ta pengojë kryetari i Shoqatës së familjeve të të vrarëve e të kidnapuarve në Kosovë, Sima Spasiç, i cili ka brohoritur “Lidhja për Serbinë është fatkeqësi për Serbinë”.

“Lidhja për Serbinë është fatkeqësi për Serbinë, është ky ish-regjimi. I kanë liruar terroristët shqiptarë, kriminelët…”, ka tentuar të manipulojë Spasiçi,, por turma nuk ia ka vënë veshin.

Para Kuvendit të Serbisë mediet njoftojnë se ka pasur policë në rroba civile, por nuk ka pasur përleshje.

Protestat “Këmishat e përgjakura” i ka nisur opozita serbe, pa shenja partiake, siç thonë, kundër dhunës së pushtetit të Vuçiqit, ndërsa si shkëndijë për shpërthim ka qenë rrahja brutale e opozitarit Borko Stefanoviq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat