Kryeministri i Francës kërkon unitet kombëtar pas trazirave - Bota Sot
Kryeministri i Francës kërkon unitet kombëtar pas trazirave

Evropë

Kryeministri i Francës kërkon unitet kombëtar pas trazirave

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 07:37
Traziat në Francë

Kryeministri i Francës Edouard Philipe u zotua të rivendosë unitetin kombëtar pas shpërthimit të dhunës për të katërt fundjavë radhazi në protesta.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome të shtunën, ditën e fundit të demostrimit të “jelekëve të verdhë” kundër rritjes së taksave të karburantit dhe kostove të larta të jetesës.

Diskutimet me protestuesit paqesorë "duhet të vazhdojnë", tha z. Philipe.

Ai shtoi: “Asnjë tatim nuk duhet të kërcënojë unitetin tonë kombëtar. Ne duhet ta rindërtojmë atë unitet kombëtar përmed dialogut, përmes punës dhe duke ecur së bashku.”

Ai tha se presidenti Emmanuel Macron, shumë shpejt do të paraqiste masat për ta nxitur këtë dialog”.

Ministri i Brendshëm Cristopher Castaner vlerësoi policinë, e cila kishte qënë e angazhuar dhe përmbajti shumicën e trazirave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...