Policja më seksi në Gjermani merr ultimatum nga shefat e saj

Evropë

Policja më seksi në Gjermani merr ultimatum nga shefat e saj

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 22:02
Adrienne Koleshár,

Policia më e bukur në Gjermani dhe, në disa vende në botë, Adrienne Koleshár, një vit më parë, vendosi të largohej nga puna për një kohë dhe të provonte veten një influencuese.

Ajo vendosi të ndërmarrë këtë hap, pasi eprorët e saj nuk e pëlqyen ekspozimin e saj në Instagram. Prandaj, ajo mori gjashtë muaj pushim pa pagesë, dhe marrëveshja ishte të kthehej në punë në fillim të vitit 2019. Ndërkohë, biondina në Instagram ka mbledhur më shumë se gjysmë milion tifozë dhe ka filluar të fitojë para përmes postimeve.

Të enjten e kaluar, shefi i policisë i dha ultimatum - të kthehej në punën e policisë dhe të punonte me orar të plotë ose do të shkarkohej, 

Koleszar i tha revistës gjermane Bild se do të ishte më e lumtur nëse do të mund të merrej me të dy punët, por është e qartë se ajo nuk mund të bëjë gjithçka që dëshiron në jetë. Ajo ka kohë deri nesër të vendosë për të ardhmen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat