Qeveria në prag të kolapsit për paktin e migracionit

Evropë

Qeveria në prag të kolapsit për paktin e migracionit

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 00:57
Charles Michel

Qeveria belge është në prag të kolapsit për shkak se mbështetja që kryeministri Charles Michel ka ndërmend t’i japë një marrëveshjeje të OKB-së për migrimin nuk është mirëpritur nga një partner i koalicionit të tij qeveritar, i cili njoftoi edhe largimin nga kabineti.

Liderët botërorë pritet të mbështesin paktin ”UN Global Compact for Migration” në një takim që do të fillojë nesër në Marrakesh.

Sidoqoftë, disa vende nuk e kanë mbështetur këtë pakt jodetyrues, qëllimi i të cilit është rregullimi i migracionit.

Michel ka premtuar që në shtator të mbështesë marrëveshjen, por që atëherë nacionalistët e N-VA ngritën zërin duke e kundërshtuar dhe duke paralajmëruar se do të largoheshin nga qeveria nëse kryeministri do të këmbëngulte në idenë e tij. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat