Bosnjë e Hercegovina ka 752 persona me mbi 100 vjet

Evropë

Bosnjë e Hercegovina ka 752 persona me mbi 100 vjet

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:04
Bosnje

Në Bosnjë e Hercegovinë jetojnë 752 persona që kanë nga 100 e më shumë vite e më i vjetri është një sarajavas që i ka 114 vjet.

Duke u thirrur në shënimet e Agjencisë për identifikim dokumentesh dhe këmbim informatash të BeH-së, Klix.ba njofton se në Bosnjë e Hercegovinë ka shumë më shumë gra që janë me moshë 100 e më tepër vjeç.

“Nga numri i përgjithshëm i 100 vjeçëve, burra janë 214, e gra 538”.

Më së shumti 100 vjeç ka në Mostar (46), nga të cilët 13 burra e 33 gra. Deri para dy muajsh në BeH kanë jetuar 769 persona me më shumë se 100 vjet kur, po ashtu, numri i grave që kishte më shumë se 100 vjet, ishte dyfish më i madh.

Personi më i vjetër në BeH është i lindur më 25 shator 1904 dhe jeton në komunën Qyteti i Vjetër i Sarajevës.

Personi më i vjetër në botë, është 115 vjeçja - Kane Tanaka. Personi që ka jetuar më së shumti në botë besohet të jetë francezja Jeanne Calmen, e cila ka jetuar 122 vjet e 164 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat