Macron: Zemërimi është i justifikuar, dhuna është e papranueshme

Evropë

Macron: Zemërimi është i justifikuar, dhuna është e papranueshme

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 21:30
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha sonte se zemërimi qytetar është i thellë dhe i justifikuar në vend, por dhuna është e papranueshme, “paqja dhe rendi duhet të dominojnë me përdorimin e të gjitha mjeteve”.

Në fjalimin e tij të mbajtur në lidhje me protestat e dhunshme që kanë përfshi vendin, pas vendimit të qeverisë për rritjen e taksës për karburante, presidenti Macron u shpreh me besim se ai mund të gjejë një dalje nga situata e tanishme.

Në fjalimin e tij në televizion, Macron tha se gjatë 18 muajve të fundit nuk ishte e mundur të jepnin përgjigje për problemet që kanë ndodhur gjatë 40 viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat