Ministri i brendshëm francez: Katër të vrarë nga sulmi në Strasburg

Evropë

Ministri i brendshëm francez: Katër të vrarë nga sulmi në Strasburg

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 21:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, ka thënë se katër veta janë vrarë pas disa të shtënave në qytetin lindor të Francës, Strasburg.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qendër të sheshit Place Kleber.

Numri i të plagosurve ka shkuar në 13-të, shtatë nga ta janë të lënduar rëndë, thuhet në një raport të Policisë, shkruan Euronews

Të shtëna në Strasburg, dy të vdekur e 9 të plagosur

Dy të vdekur dhe të paktën 9 të plagosur raportohen nga policia, pas një serie të shtënash në qytetin e Strasburgut, në lindje të Francës.

Lajmi konfirmohet edhe nga zyra e kryebashkiakut. Oficerë të sigurisë kanë rrethuar menjëherë vendngjarjen duke krijuar perimetrin e sigurisë, ndërkohë që të gjithë tramvajet që kalonin përmes zonës janë ndalur.

Të shtëna në Strasburg, një i vdekur e 6 të plagosur

Një i vdekur dhe të paktën 6 të plagosur raportohen nga policia, pas një serie të shtënash në qytetin e Strasburgut, në lindje të Francës.

Lajmi konfirmohet si nga zyra e kryebashkiakut, ashtu dhe nga policia. Oficerë të sigurisë kanë rrethuar menjëherë vendngjarjen duke krijuar perimetrin e sigurisë, ndërkohë që të gjithë tramvajet që kalonin përmes zonës janë ndalur.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur shumë pranë një tregu Krishtlindjeje, në një prej shesheve qendrore të qytetit, “Place Kleber”.

Më herët ishin zyrtarë të Departamentit të Zjarrfikëses që citoheshin të njoftonin për një të vdekur. Autoritetet rajonale konfirmuan “një incident në vazhdim” në qytet, por pa dhënë detaje.

Një gazetar lokal publikoi në Twitter lajmin se ka pasur një seri të shtënash në rrugët e qendrës së qytetit. Emmanuel Foulon, drejtues i shtypit për Parlamentin Europian tha se “ekziston panik” në qytet pas të shtënave, por policia ndodhet në vendngjarje.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm ka bërë thirrje që banorët e qendrës së qytetit të Strasburgut të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi në këto momente shqetësuese sa i takon sigurisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat