Policia arreston të dyshuarin për sulmin në Strasburg, ka të kaluar kriminale

Evropë

Policia arreston të dyshuarin për sulmin në Strasburg, ka të kaluar kriminale

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 07:32
Foto

Policia e Francës ka identifikuar të dyshuarin që mbrëmë shtiu me armë afër një tregu Krishtlindje në Strasburg.

I dyshuari është Cherif Chekatt, 29 vjeçar, që sipas Policisë ka një të kaluar të dhunshme, shkruan ‘Daily Mail’, 

29-vjecari ka dose penale në Polici, pasi më parë kishte kërcenuar shtetin francez dhe shërbimet e sigurisë.

Sipas një burimi të afërt me hetimin, ai u dënua me dy vjet burg në vitin 2011 për një sulm me thikë në një 16-vjeçar.

Dje zyrtarë francezë konfirmuan se ai ishte në listën për arsyet e lidhura me radikalizimin.

Ndryshe, numri i të vrarë në këtë sulm është tre persona dhe 12 të tjerë të plagosur, ku gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat