Merkel: BE do të veprojë sipas marrëveshjes së tanishme për Brexit - Bota Sot
Merkel: BE do të veprojë sipas marrëveshjes së tanishme për Brexit

Evropë

Merkel: BE do të veprojë sipas marrëveshjes së tanishme për Brexit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 14:46
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Bashkimi Evropian do t'i përmbahet marrëveshjes Brexit ashtu sikurse është tani.

Merkel, e cila u takua me kryeministren britanike Theresa May në Londër të martën, thotë se ajo është e përkushtuar ndaj daljes "së rregullt" të Britanisë, por se "gjërat ndryshojnë" në Londër, njofton AP.

"Ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë marrëveshjen e daljes," tha kancelarja gjermane, duke shtuar se ka ende kohë, por jo shumë.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të shpallin një njoftim zyrtar për Brexit të enjten pas dëgjimit të kryeministres britanike për planet e Britanisë për të lënë bllokun, tha presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk.

Në një letër drejtuar udhëheqësve të tjerë, ai shpjegoi se May do të bisedonte me 27 udhëheqës të enjten në mbrëmje dhe se pas darkës ata do të arrijnë në përfundim rreth Brexit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...