May në situatë të vështirë në prag të mocionit të mosbesimit

Evropë

May në situatë të vështirë në prag të mocionit të mosbesimit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:13
Theresa May

Brexit mund të thyejë Theresa May?

Drejtuesja e qeverisë britanike, e cila pak më shumë se dy vite më pare erdhi në pushtet për ta udhëhequr vendin e saj jashtë Bashkimit Europian, po përballet sot me një mocion mesbesimi nga partia e saj, që ajo nuk ia doli mbanë ta unifikojë.

Pavarësisht kritikave të artikuluara prej muajsh në drejtim të saj, ajo vuajti një largim të ministrave të pakënaqur për nga mënyra e saj e menaxhimit të Brexit megjithëse shpirti i saj luftarak mbetet i paprekur.

”Unë do të luftoj me gjithçka kam përballë këtij mocion mosbesimi’’, pohoi ajo e vendosur përpara zyrës së saj në Downing Street sot paradite, me fytyrë të ngrysur, por e vendosur.

Duke theksuar se ajo është ‘’plotësisht e përkushtuar pa marrë parasysh asgjë për t’iu përgjigjur zgjedhjes të shprehur me votë nga britanikët për largimin nga BE-ja gjatë referendumit të qershorit 2016, ajo konfirmoi faktin se ishte e gatshme t’i shkonte deri në fund kësaj pune.

Për kritikët e saj, ajo u përfshi gjithsesi vetë në këtë situate të vështirë duke shtuar pak nga pak numrin e zgjedhjeve të këqija dhe hapave të gabuar.

‘’Ajo, sikurse të gjithë anëtarët brenda Partisë Konservatore ka nënvlerësuar plotësisht deri në çfarë pike do të ishte i vështirë Brexit’’, pohon për median, Tim Bale, pedagog i shkencave politike në Universitetin ‘’Queen Mary’’ në Londër.

Ai vlerëson gjithashtu se ish-ministrja e Brendshme, e fokusuar më tepër në dosjen e sigurisë, i mungonte përvoja dhe zhdërvjellësia për këtë lloj negociatash. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat