Parisi: Nuk ka negociata të reja për marrëveshjen mbi Brexit

Evropë

Parisi: Nuk ka negociata të reja për marrëveshjen mbi Brexit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:01
Jean Yves Le Drian

Shefi francez i diplomacisë, Jean Yves Le Drian përjashtoi sot çdo negocim të ri të marrëveshjes mbi Brexit të arritur me Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

“Nuk do të ketë negocim të ri”, theksoi ai para Asamblesë Kombëtare, ndërkohë që kryeministrja britanike, Theresa May kërcënohet nga një votë mosbesimi nga partia e saj konservatore mbi këtë tekst.

Nga ana tjetër edhe Berlini bashkë me BE-në kanë kundërshtuar kategorikisht mundësinë e çdo lloji negocimi të ri të marrëveshjes mbi Brexit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat