Sa paguhet Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron

Evropë

Sa paguhet Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:30
Emmanuel dhe Brigitte Macron

Në shtypin francez, janë shfaqur së fundi raporte mbi shumat “stratosferike“ që merrka Brigitte Macron nga Pallati Elize. Pasi e fshikulluan për fundet e saj tepër të shkurtra, tani, Briggite 65 vjecare, akuzohet për shpenzime marramendëse.

Sipas Canard Enchaîné, presidenca franceze i paguan Zonjës së Parë 440.000 deri në 530.000 euro në vit!

Lajmi i ka nervozuar sidomos protestuesit jelekverdhë, të cilët edhe pa dalë ky njoftim, e konsideronin bashkëshorten e Emmanuel Macron si një Mari Antonetë që jeton në flluskën e saj të luksit!! Disa publikime të tjera megjithatë si Gala i hedhin poshtë të tilla pretendime e thonë se Brigitte nuk merr rrogë si Zonjë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat