Shtatë të vdekur e 46 të lënduar nga përplasja e trenave në Turqi

Evropë

Shtatë të vdekur e 46 të lënduar nga përplasja e trenave në Turqi

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:53
Aksidenti i trenave në Turqi

Shtatë persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së trenit të shpejtë me një lokomotivë në stacionin në Ankara.

Nga përplasja është dëmtuar edhe një mbikalim dhe zjarrfikësit janë duke tentuar të nxjerrin të mbijetuarit nën gërmadhat e këtij mbikalimi të stacionit Marsandiz.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 derisa treni po nisej drejt Konyas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat