Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur sulmuesin e Strasburgut

Evropë

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur sulmuesin e Strasburgut

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:32
Cherif Chekatt besohet se të martën në Strasburg ka shtënë me armë në tregun e Krishtlindjeve

Qindra policë qe tri ditë janë në kërkim të Cherif Chekatt, për të cilin besohet se të martën në Strasburg ka shtënë me armë në tregun e Krishtlindjeve ku dy persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur.

Policia franceze kërkon ndihmë nga qytetarët për të kërkuar sulmuesin.

Në sulmin që ka ndodhur të martën kanë vdekur dy persona dhe 13 janë plagosur. Sipas Policisë sulmuesi para se të gjuajë me armë ka brohoritur “Allahu Ekber” (Zoti është i madh).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat