Policia franceze qëllon për vdekje autorin e sulmit në Strasburg

Evropë

Policia franceze qëllon për vdekje autorin e sulmit në Strasburg

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 22:19
Cherif Chekatt

Autori i sulmit në Strasburg është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit, derisa po zhvillohej aksioni policor.

Cherif Chekatt, 29-vjeç, është qëlluar për vdekjes në Strasburg gjatë një “beteje” me policinë franceze.

Ai po kërkohej për sulmin në tregun e Krishtlindjeve, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 13 tjerë, përfshirë këtu pesë që janë në gjendje shumë të rëndë.

Më shumë se 700 policë ishin përfshirë në operacionin për kapjen e të dyshuarit ,që kreu sulmin e përgjakshëm mbi civilët në Strasburg.
Operacioni policor është zhvilluar në vendin ku për herë të fundit ishte parë i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat