Në Poloni arrihet marrëveshja për zbatim të Paktit të Parisit për klimën

Evropë

Në Poloni arrihet marrëveshja për zbatim të Paktit të Parisit për klimën

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
Poloni

Negociatorët në Poloni më në fund e kanë siguruar një marrëveshje për një varg masash që do ta bëjnë të zbatueshme Marrëveshjen e Parisit për klimën duke filluar nga viti 2020. Kundërshtimet e fundit për tregjet e karbonit e kishin vënë më parë në rrezik arritjen e marrëveshjes.

Delegatët besojnë se rregullat e reja do të bëjnë që shtetet t’i mbajnë premtimet e tyre për zvogëlim të lirimit të karbonit. Marrëveshja e Katowices ka për qëllim që ta arrijë zbatimin e synimeve të Marrëveshjes së Parisit për ta kufizuar rritjen e temperaturës së planetit nën dy gradë Celsius. “Përmbledhja e programit të punës së Marrëveshjes së Parisit është përgjegjësi e madhe. Ka qenë një rrugë e gjatë. Ne e dhamë më të mirën që të mos e lëmë askënd anash”, tha shefi i negociatave, Michal Kurtyka.

Marrëveshja e arritur në Poloni, e nënshkruar nga 196 shtete, i parashtron planet për një grup të njëjtë rregullash për të gjitha shtetet. Këto rregulla do ta përcaktojnë mënyrën se si shtetet do ta zvogëlojnë sasinë e lirimit të karbonit dhe si të ofrojnë mbështetje financiare për vendet e varfra, në mënyrë që secili shtet t’i ndërmarrë masat e duhura. Vendet e varfra kanë kërkuar që të mos ngarkohen me rregulla të cilat nuk mund t’i zbatojnë menjëherë, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat