Kisha ortodokse e Ukrainës shkëputet nga Rusia

Evropë

Kisha ortodokse e Ukrainës shkëputet nga Rusia

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 18:54
Mbledhja pason një vendim historik nga Patriarkana e Konstandinopojës

Priftërinjtë ortodoksë ukrainas po mbajnë një sinod historik në katedralen e Shën Sofisë në Kiev për të krijuar një kishë të re kombëtare, e cila nuk do të ketë lidhje me Rusinë.

Mbledhja pason një vendim historik nga Patriarkana e Konstandinopojës, për të hequr kishën ortodokse të Ukrainës nga Patriarkana e Moskës, e cila ka mbikëqyrur degën ukrainase për qindra vjet.

Vendimi zemëroi kishën ruse, duke e detyruar atë të shkurtojë të gjitha lidhjet me Konstandinopojën.

Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë janë tensionuar qëkur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, pas një kryengritje pro-perëndimore në Kiev.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko pritet të marrë pjesë në takimin e së shtunës midis përfaqësuesve të Kishës Ortodokse të Ukrainës të Patriarkanës së Kievit dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Ukrainës. Filiali besnik i Moskës i kësaj kishe thotë se nuk do të marrë pjesë në sinod dhe mohon të jetë një mjet i Kremlinit.

Para takimit, Patriarku rus Kirill i kërkoi Papa Françeskut, Kombeve të Bashkuara dhe liderëve fetarë dhe botërorë që t'i mbrojnë besimtarët dhe klerikët nga "persekutimi"./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat