Shpërthim bombe në televizionin grek

Evropë

Shpërthim bombe në televizionin grek

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:35
Greqi

Një shpërthim tronditi televizionin Skai në Athinë.

Një bombë e vendosur pranë studiove të televizionit kritik ndaj qeverisë shkaktoi dëme, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Shpërthimi ishte paralajmëruar me një telefonatë anonime në një tjetër televizion grek, 40 minuta para se të ndodhte, ndaj në zonë ndodhej edhe policia.

Dyshimet e para të autoriteteve jane për një akt terrorist, vepër e organizatave marksiste që veprojnë në vend. Jo rrallë ky televizion është kërcënuar edhe prej politikanëve të Syrizas, madje dhe nga vetë kryeministrit Aleksis Tsipras.

Pak vite më parë, qeveria greke u përpoq të mos i jepte licencën kombëtare, por çështja arriti deri në Bashkimin Europian, çka e detyroi autoritetet ta lejonin Skain të hynte në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat