Nestle mbyll 380 vende pune në Gjermani

Evropë

Nestle mbyll 380 vende pune në Gjermani

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Gjigandi gjerman i ushqimit Nestle do të shuajë 380 vende pune në Gjermani nëpërmjet mbylljes së dy impianteve dhe një reduktim të fuqisë punëtore në dy vende të tjera.

Një rezultat i tillë është për shkak të një ulje të kërkesës dhe lëvizjen e prodhimit, njoftoi kompania.

Nestle, e cila punëson më shumë se 330,000 njerëz në mbarë botën, ka njoftuar në qershor mbylljen e një fabrike në Ludvisburg, pranë Shtutgartit, ku punëson rreth 100 punëtorë.

Megjithatë, në deklaratën e sotme është përmendur  edhe mbyllja e laboratorit në Weiding të Bavarisë, ku do të shuhen 85 vende pune.

106 vende shtesë të punës do të shuhen në një fabrikë për prodhimin e ushqimit për fëmijë në Bisenhofen të Bavarisë dhe 95 të tjera po ashtu do të shuhen në fabrikën e Lidinghausen.

Njoftimi u bë pas një marrëveshjeje midis administratës dhe sindikatave gjermane mbi pagesat për punëtorët që do të mbeten pa punë, transmeton KosovaPress.

“Kjo na jep një kuadër të besueshëm për krijimin e strukturave tona industriale në një mjedis dinamik të shënuar nga ndryshime të shpeshta", thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat