Tre persona vdesin nga moti i ftohtë në Serbi

Evropë

Tre persona vdesin nga moti i ftohtë në Serbi

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Tre persona janë raportuar të vdekur të martën në Serbi, si pasojë e ngrirjeve nga moti i keq.

Siç raporton media serbe, një burrë (61) nga Shida që jetonte në fshatin Dipsha.

Më herët sot, mediat serbe raportoi se në fshatin Laçarak pranë Sremshka Mitrovicës u gjet një trup i një burri 48-vjeçar në dëborë, i cili u tha se kishte vdekur si pasojë e ngrirjes gjatë natës.

Ndërkaq, një vdekje e tretë u raportua në fshatin Lug të Novi Pazarit ku u gjet i vdekur një person.

Trupi i pajetë i personit u gjet brenda një shtëpie të pabanuar në këtë fshat. Dyshimet e para janë se ai vdiq nga ngrirja si pasojë e motit të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat