Gjermani: Arrestohet një shtetas rus për eksportimin e pjesëve të raketave

Evropë

Gjermani: Arrestohet një shtetas rus për eksportimin e pjesëve të raketave

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Shtetasi rus Vladimir D. u arrestua në Gjermani me dyshimin për eksportimin e pjesëve dhe pajisjeve për të ndërtuar një raketë në vendit e tij, thanë sot prokurorët gjermanë.

Rusi 68-vjeçar është akuzuar për dërgimin e pajisjeve në të paktën dy raste - në vitin 2014 dhe 2018.

Pajisjet e eksportuara vlejnë rreth 1.7 milion euro dhe ato janë të ndaluara për eksport në Rusi bazuar në vendimin mbi sanksionet perëndimore të imponuara në Moskë.

Vladimir D. Kërcënohet të dënohet nga një deri në pesë vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat