Merret në pyetje Corbyn, pasi dyshohet se i tha kryeministres britanike ‘Grua budallaqe’

Evropë

Merret në pyetje Corbyn, pasi dyshohet se i tha kryeministres britanike ‘Grua budallaqe’

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 21:07
Theresa May

Drejtuesi i Partisë Laburiste dhe udhëheqësii opozitës që nga viti 2015 në Britani të Madhe,Jeremy Corbyn u përfshi në një debat ‘seksizmi’ duke e quajtur  kryeministren britanike, Theresa May-n një “Grua budallaqe”.

Corbyn u përball me një reagim të ashpër nga disa deputetë pasi ishte publikuar xhirimi i realizuar gjatë seancës, e që kapi atë duke folur për May-n.

Kjo për faktin se siç supozohet tutje, në një shkëmbim brutal fjalësh, para Krishtlindjeve, May e kishte akuzuar Corbyn për zbritjen në ‘pantomime’ mbi Brexit, duke thënë se edhe partia e tij nuk ishte pas tij.

Por, përderisa kryeministrja po ulej,Corbyn dukej tek pëshpëriste me vete ‘Grua budallaqe’. Fjala nuk u kap nga mikrofonat,por polikanët nga të dyja anët kishin dyshim se çfarë tha ai-njësoj siç kishin dyshime edhe lexuesit e buzëve.

Corbyn u ftua më vonë për të shpjeguar gjithë këtë ngjarje, por që mohoi të ketë thënë diçka të tillë në drejtim të kryeministres May.

“Unë nuk i kam përdorur fjalët ‘Grua budallaqe’ për Kryeministren apo për ndonjë tjetër”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat