Publikohen pamje nga vendi ku u krye grabitja e armatosur në Ferizaj

Ferizaj

Publikohen pamje nga vendi ku u krye grabitja e armatosur në Ferizaj

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 18:12

(E plotësuar) - Ditët e fundit numri i grabitjeve të armatosura në komuna të ndryshme të vendit,  ka shënuar rritje.

E grabitja e radhës ka ndodhur në qytetin e Ferizajit, tek një argjendari.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 17:45 dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

“Po dy persona me maska dhe të armatosur kanë kryer një grabitje në një argjendari në qytet. Ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës po merret me rastin në fjalë. Për detaje të tjera iu njoftojmë më vonë”, ka treguar shkurt ai.

Publikohen pamje nga vendi ku u krye grabitja e armatosur në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një biznes argjendarie në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se Policia është duke punuar për kapjen e të dyshuarve.

“Dy persona të maskuar me armë kanë kryer vjedhjen. kanë marrë diçka; një sasi që ende nuk dihet se sa kanë marrë. Policia është duke ndërmarrë masat e duhura”, ka thënë Gashi.

Image

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa dëshmitarët kanë thënë se grabitjen e kanë kryer dy persona të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat