Nuk lënë gjë pa vjedhur në një shtëpi në Ferizaj, kërkohet paraburgim

Ferizaj

Nuk lënë gjë pa vjedhur në një shtëpi në Ferizaj, kërkohet paraburgim

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër tre personave të pandehur.

“Kundër të pandehurve E.D., dhe A.B.,  është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se E.D, A.B.,  dhe F.H., i cili gjendet në arrati, në bashkëkryerje dhe me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja vetit ti sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, kanë kryer vjedhje duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit S.S.,  në atë mënyrë që me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpinë e të dëmtuarit dhe kanë marrë veturën e markës “BMW”, Tv Plaza Samsung, DVD, kuti me bizhuteri, 4 burmashina, 2 hillta, një biçikletë elektrike, një pompë të ujit, një motor të ujit për zbrazje, zmadhues zëri për veturë, bateri(akumulatorë), 5 radio të veturave si dhe kanë demoluar tërë shtëpinë”, thekson Prokuroria Themelore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat