Reagojnë gjuetarët e Ferizajt: Nuk vramë rrëqebull, po mace të egër

Ferizaj

Reagojnë gjuetarët e Ferizajt: Nuk vramë rrëqebull, po mace të egër

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:57
Rrëqebulli

Isuf Idrizi, kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve “Shqiponja” në Ferizaj, ka thënë se kafsha e vrarë nga një anëtar i tyre nuk është rrëqebull.

Në raportin e Policisë së Kosovës të premten është raportuar se në fshatin Varosh të Ferizajt është vrarë një rrëqebull. Sipas këtij raporti, gjyqtari pas vrasjes së kafshës kishte postuar fotografitë në Facebook.

Idrizi ka thënë se kafsha e vrarë nga gjuetari i anëtarësuar në këtë shoqatë, ishte një mace e egër.

“Rasti nuk ka ndodhur në Varosh. Rasti ka ndodhur në malet e Pleshinës. Edhe gjuetari është i Pleshinës. Ai ka ardhur në shoqatë dhe ka pranuar ta ketë vrarë kafshën, por ajo ishte macë e egër, jo rrëqebull”, ka thënë Idrizi.

“Rrëqebulli në majat e dy veshëve ka tufa qimesh dhe është më i madh sesa macja e egër”, ka sqaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat